Kastrioti me plan të qartë për elitën, akord me sulmuesin që shkëlqeu në Superiore sezonin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 23:05

Kastrioti me plan të qartë për elitën, akord me sulmuesin që shkëlqeu në Superiore sezonin e fundit

Kastrioti po punon për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Synimi i drejtuesve është të ndërtojnë një Kastriot si ai i gjysmës së dytë të sezonit të fundit në elitë, ku krutanët grumbulluan 32 pikë. Dëshira e drejtuesve është rikthimi i një pjese të lojtarëve që ishin në sezonin 2018-2019, madje ka pasur oferta për ta, duke nisur nga portieri Çekrezi, i cili pritet të mbërrijë në Krujë për të diskutuar për detajet e bashkëpunimit.

guindo

Në listën e klubit krutan ka edhe lojtarë të spikatur të Superiores dhe ndonjë talent nga Kategoria e Parë. Ka një akord, ndërkohë me ish-sulmuesin e Bylisit, Saliu Guindo, i cili shkëputi pak kohë më parë marrëdhëniet me mallakastriotët dhe është lojtar i lirë. Gazeta mëson se palët kanë arritur një akord paraprak, por ka disa pika që do të diskutohen në takimin e radhës.

Guindo është 24 vjeç dhe ka ardhur në Shqipëri 4 vite me parë te Skënderbeu. Te korçarët nuk pati shumë hapësira dhe pas një viti kaloi te Bylisi. Në Kategorinë e Parë luajti titullar dhe shënoi 9 gola, kurse në Superiore luajti 24 ndeshje dhe shënoi 10 gola. Ndërkohë, krutanët do të fillojnë fazën përgatitore për sezonin e ri më 10 gusht.

B.BALLIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"