Kastrioti me objektiva të qarta në merkato, hedhin sytë te një azerbajxhanas për mbrojtjen (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2022 | 10:15

Kastrioti me objektiva të qarta në merkato, hedhin sytë te një azerbajxhanas për mbrojtjen (VIDEO)

Pa u mbyllur ende sezoni 2021-2022, nisin zërat e parë të merkatos edhe për klubin e Kastriotit.

Nazim Mamadzade 1

Janë mediat në Azerbajxhan që bëjnë të ditur se qendërmbrojtësi Nazim Mamadzade, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Renovës në Maqedoninë e Veriut, mund të përfundojë në Shqipëri pas largimit nga klubi tetovar.

Siç raporton “azerisport.com”, futbollisti ka marrë një ofertë nga Kastrioti dhe në verë Mamadzade mund të shkojë në këtë ekip. Ai luan si qendërmbrojtës, ndërsa bëhet fjalë për një lojtar shtatlartë (1.90 me tra i gjatë).

Aktualisht skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela po përgatitet në kuadër të ndeshjes së radhës, që luan të shtunën ndaj Teutës në stadiumin e Kamzës.

NAZIM MAMADZADE

Për këtë takim nuk do të jenë të gatshëm sulmuesit e krahut, pikërisht Bedri Greca dhe Silvio Zogaj.

I pari ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa i dyti nuk e ka kaluar ende dëmtimin që pësoi në ndeshjen e dy javëve më parë kundër Skënderbeut në Korçë. Krutanët vijnë pas dy humbjeve radhazi dhe do të kërkojnë rikthimin te fitorja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"