Kastrioti mbetet “hermetik” në merkato, faza përgatitore drejt…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2019 | 14:40

Kastrioti mbetet “hermetik” në merkato, faza përgatitore drejt…

Krutanët mbeten “hermetikë” sa i takon zbulimit të emrave të lojtarëve, me të cilët po negociojnë që t’i afrojnë në skuadër për sezonin e ri futbollistik.

kastrioti

Me përjashtim të emrave që kanë qarkulluar prej disa javësh, Xhika dhe Rezi, askush nuk di të thotë se cilët do të jenë lojtarët e tjerë që janë në planet e krutanëve për sezonin e ri. Gjithçka mbahet kaq e fshehtë, sepse futbollistët që kërkohen janë ende në kontratë me ekipe të tjera. Megjithatë, ky sekret mund të zgjatë edhe disa ditë, pasi nga dita e nesërme Kastrioti do të zbresë në fushë për nisjen e përgatitjeve të sezonit të ri.

Është programuar që java e parë e stërvitjes të shërbejë kryesisht për seleksionimet, ndërsa më pas do të nisin edhe seancat stërvitore normale, për t’u pasuar nga faza përgatitore, që me shumë gjasa do të zhvillohet në qytetin e Pukës.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"