Kastrioti kërkon pikë në Vlorë, Mziu: Asgjë për të humbur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2018 | 13:40

Kastrioti kërkon pikë në Vlorë, Mziu: Asgjë për të humbur

Kastriotin e pret sot një përballje mjaft e vështirë ndaj Flamurtarit në Vlorë, takim që do të luhet në orën 17:45. Mesfushori i krutanëve, Sokol Mziu, flet për takimin e sotëm ndaj vlonjatëve, duke e konsideruar si një sfidë mjaft të vështirë. Megjithatë, ai thekson se Kastrioti nuk do të shkojë për shëtitje në Vlorë, por do të kërkojë të marrë maksimumin.

Sokol-Mziu-470x269

“Vijmë pas një barazimi ndaj Laçit, i cili kishte dy medalje. Atë negativen që nuk arritëm të merrnim pikët e plota, por edhe anën e pozitive që pas tri humbjesh radhazi arritëm të bënim kthesën dhe kjo është një gjë e mirë. Na pret një përballje e rëndësishme me Flamurtarin, takim për të cilin jemi përgatitur me kujdes gjatë gjithë javës. Ne e kemi vlerësuar këtë takim si mjaft të vështirë, duke ditur edhe kontingjentin që ka kundërshtari. Ndaj, do bëjmë përpjekjet maksimale për të arritur qëllimet tona. Normalisht, dihet, ne do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë më të mirën.

kast

Sigurisht që do ta kemi shumë të vështirë, pasi Flamurtari do të kërkojë kthesën pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit. E shoh një përballje të fortë dhe, siç e thashë më lart, nëse çdo lojtarë do të japë më shumë se 100%, jam më se i bindur që do të dalim me një rezultat pozitiv nga Vlora”, përfundoi Mziu.

42728346_2018980801492044_898487328459194368_n

AXHENDA – Krutanët, pasi kanë zhvilluar ditën e djeshme seancën stërvitore në stadiumin “Kastrioti” janë nisur drejt Vlorës, ku kanë qëndruar të grumbulluar në njërin nga hotelet e qytetit bregdetar. Tekniku Plori, për këtë ndeshje, ka vetëm një mungesë, atë të Emiliano Çelës, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Laçit.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"