Kastrioti kërkon mrekullinë, luan me më të mirët kundër Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 12:25

Kastrioti kërkon mrekullinë, luan me më të mirët kundër Partizanit

Kastrioti prej me shumë se 10 ditësh i zhvillon përgatitjet për javët e fundit të Kategorisë Superiore në Fushë-Krujë, në stadiumin “Redi Maloku”. Qëllimi është ambientimi me fushën me bar natyral, ashtu siç është terreni i stadiumit “Elbasan Arena”, ku do të luhet edhe ndeshja e sotme në 16:00.

kastrioti

Me rikthimin e trajneri Çela në stol, i cili iku pas rezultateve të dobëta të tij dhe më pas u kthye pas rezultateve të dobëta të Ardian Memës, u shpresua përsëritja e skenarit të vjetshëm, por kjo nuk ndodhi.

Kastrioti tashmë e sheh vetën në një situatë aspak optimiste, ku edhe nëse fiton me Partizanin, shanset për mbijetesë vijojnë të jenë shumë minimale.

Gjithsesi, pavarësisht deklaratës së bërë për mediat në javën e shkuar pas humbjes ndaj Teutës, Çela gjatë javës u ka bërë thirrje të tijve që të luajnë dhe të besojnë deri në fund.

E mira në gjithë këtë situatë të vështirë është se Çela nuk ka mungesa ndaj Partizanit. Në rast humbjeje apo barazimi ndaj të kuqve, Kastrioti do të jetë matematikisht i rënë. Çela pritet të aktivizojë të gjithë titullarët, për të tentuar thuajse të pamundurën.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"