Kastrioti “hedh grepat” në Kosovë, Nikaj kërkon një mesfushor dhe një sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 11:42

Kastrioti “hedh grepat” në Kosovë, Nikaj kërkon një mesfushor dhe një sulmues

Te Kastrioti kanë vi juar edhe dje për gatitjet për ndeshjen e radhës, të cilën do ta zhvillojnë në transfertë ndaj Egnatias. Në këtë ndeshje do të kërkohet me çdo kusht fitorja, në mënyrë që të ruhet distanca me ekipet që e ndjekin në tabelë, ku kujtojmë se rrogozhinasit renditen në vendin e 2-të.

Kastrioti

Edhe pse vëmendja e stafit teknik dhe lojtarëve është e përqendruar te kjo sfidë, drejtuesit kanë filluar edhe lëvizjet e para në merkato, për plotësimin e kërkesave të teknikut Samuel Nikaj, i cili u shpreh edhe publikisht disa ditë më parë se dëshiron të ketë në skuadër futbollistin Adonis Shala, i cili është aktualisht në kontratë me Vllaznimin në Kosovë.

Vllaznimi-Drita

Gjithashtu, Nikaj u shpreh se skuadra ka nevojë edhe për një sulmues dhe një mesfushor dhe tekniku ka shprehur pëlqimin për dy lojtarë, që mbeten të shihen në vazhdim nëse do të bëhet i mundur afrimi i tyre te Kastrioti.

MALINDI

Enco Malindi është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. I aktivizuar herë si sulmues e herë si mesfushor, Malindi ka kontribuar shumë për skuadrën duke qenë në mjaft raste protagonist absolut. Duke folur për gazetën, Malindi flet për ecurinë e deritanishme të skuadrës si edhe për sfidën e radhës.

enco malindi

“Kemi bërë paraqitje të mira deri më tani dhe pa dyshim që rezultatet që kemi marrë, janë fryt i lojës së mirë që skuadra ka zhvilluar. Me kontingjentin që ka Kastrioti, këto rezultate janë ajo çka pritej, pasi pothuajse e gjithë skuadra ka eksperiencën e duhur dhe në karrierën e tyre kanë qenë ndër lojtarët më të mirë edhe në Superiore.

Tashmë, kemi nisur edhe fazën e dytë dhe me një fitore ndaj Burrelit, rezultat që do ta kërkojmë edhe në ndeshjen e radhës ndaj Egnatias. Është një skuadër që luan futboll të bukur dhe jo rastësisht ndodhet në vendin e dytë, ne e respektojmë si kundërshtar, por në çdo përballje futemi vetëm për tri pikë”, tha Malindi për gazetën.

Krutanët janë e vetmja skuadër në Kategorinë e Parë, që ende nuk ka pësuar asnjë humbje deri tani. Kastrioti renditet në vendin e parë në Grupin A dhe është në rrugën e duhur që ka nisur, rikthimin në Superiore.

LIRIDON PASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"