Kastrioti godet në merkato, afron mesfushorin e Kombëtares U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2019 | 19:52

Kastrioti godet në merkato, afron mesfushorin e Kombëtares U-21

Arber Basha është përforcimi i radhës i Kastriotit në merkato. Mesfushori 21-vjeçar, i cili ka qenë pjesë edhe e Kombëtares Shpresa, ka zgjedhur ekipin krutan për të vazhduar karrierën e tij, pas aventurës 1-vjeçarë në elitën e futbollit estonez, me skuadrën e JK Narva Trans.

Basha

Mesfushori në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Kamzës, teksa u aktivizua 12 takime me skuadrën nga periferia e kryeqytetit. Lajmi për transferimin e Bashës te Kastrioti, u konfirmua nga vetë klubi krutan nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Kastrioti2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"