Kastrioti bind në provën gjenerale, fiton derbin

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 11, 2018 | 19:11

Kastrioti bind në provën gjenerale, fiton derbin

Kastrioti ka marrë një fitore bindëse përballë Ilirsë me shifrat 3-1. Ndeshja është luajtur në stadiumin “Redi Maloku”. Skuadra e Plorit e ka mbyllur pjesën e parë në avantazhin e 3 golave.

kastrioti

Autorët e golave kanë qenë Rrahim në të 15-tën minutë, Çela në minutën e 30-të dhe 2 minuta më vonë Bardhi.

38880907_1786598321456377_1255014599514652672_n

Pjesën e dytë Iliria ka gjetur rrugën e rrjetës me anën e Turkajt në minutën e 55-të, për të vulosur gjithë takimin në shifrat e përgjithshme 3-1.  Më poshtë me video do të gjeni golat e shënuar nga Rrahim dhe Çela:

KASTRIOTI – ILIRIA 3-1

FORMACIONET

KASTRIOTI: Kuka, Hussein, Lila, Çela, Stijepoviç, Shehu, Rrahim, Bardhi, Çutra, Mziu, Marku.

Trajner: Elvis Plori

ILIRIA: Baku, Sala, Selmani, Papleka, Gjokeja, Turkaj, Zuna, Kurti, Xhaferri, Doçi, Bardhi.

Trajner: Fatmir Sala

U aktivizuan: Janot, Demiraj, Cani, Balluku, Masha, Kulli

Arbitra: E.Burgu, G.Loci, B.Burgu






www.minuta90.com