Kastrioti bën detyrën, fitore minimale ndaj Tërbunit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2018 | 15:46

Kastrioti bën detyrën, fitore minimale ndaj Tërbunit

Ekipi i Kastriotit ka fituar me rezultatin minimal 1-0 përballë Tërbunit në Krujë. Takimi u luajt në kuadër të javës së 13-të të Kategorisë së Parë, Grupi A.

27164201_1557588974357314_4008429229012423715_o

Goli i vetëm për krutanët është shënuar nga Taulant Marku në minutën e 78-të.

Me këtë fitore Kastrioti thellon diferencën me 7 pikë nga vendi dytë, që mbahet nga Egnatia.

marku kastrioti

Ja formacionet me të cilat trajnerët filluan takimin:

KASTRIOTI: Kuka, Lilaj, Lila, Çela, Boci, Mziu, Caca, Çutra, Karakaçi, Malindi, Marku. Trajner: S.Nikaj

Në dispozicion: Spahija, Neziri, Hoxha, Kabiru, Xhaferri, Keqi, Muçmata.

TËRBUNI: Rexhepi, Zagani , Beci, Prendi, Rustemaj, Blinishta, Mezini, Hasa, Nimani, Mustafaj, Gjini. Trajner: K.Krepi

Në dispozicion: Mehidri,  Shaba, Ujkaj, Hoxha, Neziri, Taku, Saliaj.

ARBITRA: A.Gjeçi, R.Shaba, D.Tomori, M.Shabanaj,

VËZHGUES: Servet Bogdani

DELEGAT: Astrit Maçi

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"