Kastrati pritet të largohet nga Peskara, portieri drejt kalimit te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 11:35

Kastrati pritet të largohet nga Peskara, portieri drejt kalimit te…

Elhan Kastrati, portieri shqiptar i cili luan me Peskarën, është gati të largohet nga skuadra dhe të nisë një aventurë të re.

Elhan Kastrati

Siç raporton “Gazzeta Dello Sport”, Trapani është shumë pranë akordit me Peskarën, për të transferuar portierin shqiptar.

Trapani kërkon gardianin shqiptar për të blinduar portën dhe të nisë një ngjitje, pasi nuk ndodhet në pozita komode në renditjen e Serisë B duke mbajtur vendin e parafundit.

Është një mundësi e mirë për Kastratin për të marrë më shumë minuta, të cilat i mungonin te Peskara dhe të tregojë vlerat e tij.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"