Kastrati dhe Selmani në superformë, porta e Kombëtares në duar të sigurta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 17:15

Kastrati dhe Selmani në superformë, porta e Kombëtares në duar të sigurta

Momenti i mirë që po kalon skuadra e Peskarës është edhe falë performancave të shkëlqyera të shqiptarëve, Elhan Kastrati dhe Ledian Memushaj. Nëse për këtë të dytin dihen vlerat, surpriza është i pari. Portieri kuqezi është duke shkëlqyer me “Delfinët” dhe nga java në javë po tregon se e meriton fanellën e titullarit me skuadrën e Peskarës.

Selmani dhe Kastrati

Në ndeshjen e fundit të Serisë B, ku Peskara arriti të fitonte në transfertë, dy shqiptarët dolën fitues në derbin kuqezi kundër Frederik Veselit. Memushaj dha një asist, ndërsa Kastrati u tregua vendimtar me pritjet e tij. Portieri 22-vjeçar nuk mund të bënte dot asgjë në golin e pësuar, por nga java në javë po konfirmon vlerat e tij. Ai është një vlerë e shtuar për repartin e portierëve të Kombëtares dhe në të ardhmen do të jetë një pikë e rëndësishme.

Selmani – Formë të mirë dhe pozitive po kalon gjithashtu edhe portieri Gentian Selmani. Në aventurën e tij në Ligën e Dytë turke, Selmani po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në arritjen e rezultateve pozitive për ekipin e Menemensporit. Gjatë kësaj jave arriti të pësonte golin e parë pas tri ndeshjesh pa gol.

Ish-portieri i Laçit ka qenë spektakolar me pritjet e tij dhe për 180 minuta nuk kishte pësuar. Të shtunën u thye, por pavarësisht golit që pësoi skuadra e tij arriti ta fitonte këtë ndeshje. Ai ishte rikthyer në Laç për të parë nga afër ndeshjen e djeshmes mes kurbinasve dhe Kukësit.

Foli për “SuperSport” dhe tregoi objektivat. “Gjithçka po shkon shumë mirë deri tani. Ngjitja në Superligë? Për ngjitjen është pak e vështirë, por kishim 4 ndeshje pa shënuar gol. Kemi marrë 13 pikë në 5 ndeshje. Shpresoj të ngjitemi sa më lart në klasifikim. Nëse do të vazhdojmë mirë, mendoj se mund të ketë mundësi edhe të luajmë në Superligën e Turqisë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"