Kastijo drejt firmës me Kukësin, edhe anglezi Lejton do të qëndrojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 21:21

Kastijo drejt firmës me Kukësin, edhe anglezi Lejton do të qëndrojë

Te Kukësi nuk i kanë mbyllur ende hesapet me merkaton, pasi mbetet për t’u zgjidhur situata me anglezin Lejton Ndukvu, i cili u provua në fazën përgatitore të zhvilluar në Turqi dhe aty arriti të jepte paraqitjepozitive. Pas mbylljes së fazëspërgatitore në Turqi lojtari iubashkua skuadrës në Tiranë.

Kukesi stervitje

“Panorama Sport” mëson sesulmuesi që ka luajtur së fundmi me ekipin Lestër U-23, pritet të firmosë zyrtarisht për Kukësin. Pra, ai llogaritet si pjesë e skuadrës për sezonin eri dhe është në planet e trajnerit Skënder Gega.

NIKOLAS KASTIJO 2

Nga anatjetër, vijojnë bisedimet me kilianin Nikolas Kastijo, i cili i është ofruar  Kukësit, por drejtuesit mbeten në mëdyshje për shkak të gjendjes së tij fizike, pasi ka afro dy vite që vuan nga një dëmtim dhe mungesa e minutave në këmbët e tij mund të jetë disi shqetësuese.

KASTIJO

Mësohet se është duke u vlerësuar ende situata e 29-vjeçarit, që në karrierën e tij ka luajtur edhe me ekipe si Benfika, Mainz apo Klyb Bryzh. Mbetet për t’u parë nësedrejtuesit e verilindorëve do ta afrojnë në skuadër apo jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"