Kasijas dhe Suarez e kanë me VAR-in: Goli i parë i Francës i parregullt…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 23:26

Kasijas dhe Suarez e kanë me VAR-in: Goli i parë i Francës i parregullt…

Vijojnë kritikat për gjyqtarin argjentinas Nesto Pitana. Kësaj here ka qenë portieri legjendar Iker Kasijas, i cili ka kritikuar hapur 43-vjeçarin për episodin në minutën e 18-të ku Manxukiç shënoi autogol. Portieri spanjoll nuk e kuptoi pse gjyqtari Pitana akordoi goditje dënimi në favor të Grizmanit që nuk ekzistonte.

Casiljas Suarez

“Sinqerisht, nuk e kuptoj shumë mirë përdorimin e VAR. Gjyqtari sinjalizon një goditje dënimi që nuk ekzistonte në favor të Grizman. Gol i Francës në këtë aksion. Por nuk ndodh asgjë”, shkroi Kasijas në “Twitter”.

Edhe rivalë të përbetuar kur portieri ishte pjesë e Realit, sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez ka ndarë të njëjtin mendim me Kasijasin duke shkruar:

“Ke të drejtë Iker Kasijas dhe përveç kësaj, është Pogba në pozicion jashtë loje që merr pjesë në aksion”, ishte reagimi i Suarez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"