Kashami e nis ku e la: Nuk shkojmë të dorëzuar në Pogradec

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 11:51

Kashami e nis ku e la: Nuk shkojmë të dorëzuar në Pogradec

Për ironi të fatit apo koincidencë, ndodh edhe kështu. Pasi fitoi 2-1 ndaj Pogradecit, trajneri Ndriçim Kashami shkarkohet si trajner i Besës. Por, sot Kashami rikthehet në drejtim të kavajasve, pikërisht ndaj skuadrës pogradecare në transfertë. Në dallim nga ai takim i fundit i trajnerit Kashami, gjërat kanë ndryshuar, pasi Pogradeci është më afër vendit të dytë, ndërsa verdhezinjtë luajnë thjesht për të respektuar fanellën, pasi kanë dalë nga objektivat madhorë. Këtë nuk e mohon as trajneri Kashami, që për “Panorama Sport” para ndeshjes me Pogradecin u shpreh:

kashami

“Më ka ndodhur rastësi e bukur që të rifilloj punën te Besa aty ku e lashë, kundër Pogradecit. Atëherë u largova pasi kisha fituar, tani të shohim çfarë do të ndodhë(qesh). Sigurisht që gjërat nuk janë si atëherë, pasi Besa ishte pretendentja kryesore për Superiore. Tani jam koshient se me rikthimin te Besa fitoret nuk janë detyrim absolut, pasi themelore mbetet loja që do të prodhojmë, pastaj rezultati.

Pogradeci e ka dëshmuar në dy ndeshjet kundër nesh se ka një ekip për t’u vlerësuar. Ata janë më të avantazhuar se ne, pasi luajnë në shtëpinë e tyre dhe synojnë vendin e dytë. Gjithsesi, ne nuk shkojmë të dorëzuar, por për ta treguar veten”.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"