Kasemiro në qendër të merkatos, pas Junajtid një tjetër gjigant i Premier Ligës pas mesfushorit të Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 11:41


Kasemiro në qendër të merkatos, pas Junajtid një tjetër gjigant i Premier Ligës pas mesfushorit të Realit

Mesfushori i Realit, Kasemiro duket se është kthyer në epiqendrën e merkatos për klubet e mëdhaja angleze ku pas Junajtid në garë për mesfushorin është futur edhe Çelsi.

kasemiro salah

Sipas raportimeve nga “Goal” londinezët kanë kërkuar në orët e fundit informacione pranë madrilenëve lidhur me mundësitë e këtij transferimi, me Realin që është treguar i hapur të largojë 30-vjeçarin nëse një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh vjen në drejtim të tij.

Si Çelsi ashtu edhe Junajtid ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare në drejtim të tij, por duke parë se merkatoja po vjen drejt fundit ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për vazhdimësinë e tratativave.

PANORAMASPORT.AL