Kasano zbarkon në Instagram, ish-yjet e Italisë e bombardojnë me tallje: Gjeni avokat, gomari do përfundojë në burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 20:38

Kasano zbarkon në Instagram, ish-yjet e Italisë e bombardojnë me tallje: Gjeni avokat, gomari do përfundojë në burg

Antonio Kasano ka vendosur që të bëhet një personazh edhe në rrjetet sociale dhe tashmë ka zbarkuar në Instagram, duke hapur një llogari personale aty. Një vendim që mund ta bëjë më popullor, por që për momentin e ka bërë objekt talljesh nga ish-shokët e tij në klube apo në radhët e Italisë.

kasano

Kështu, pas postimit të parë, ai ka marrë me mijëra pëlqime, por edhe komente të panumërta nga ish-futbollistët e Italisë. Marko Materaci ishte ndër të parët, me frazën tallëse “Mori fund. mbyllni gjithçka!”.

Ndërsa Bufon, hodhi një video me një mesazh të qartë humoristik. “Në një botë në evolucion të vazhdueshëm, nuk mund të mungonte në rrjetet sociale mendimi i Antonios. Të lutem Antonio, i përmbajtur si gjithmonë. I qetë si gjithmonë. Dhe i moderuar si gjithmonë”, ishte tallja e Bufon me këtë video.

Ndërsa ai që i dha “goditjen përfundimtare” ishte Daniele De Rosi, i cili futi në skenë edhe gruan e Kasanos, duke i bërë ‘tagg” Karolina Mardialis në postimin e tij. “Fito kohë, fillo të thërrasësh 12/13 avokatë civilë dhe penalistë dhe çfarë të gjesh tjetër pasi ky gomar në Instagram do të bëjë ta arrestojnë në më pak se një javë”, i shkruante ish-mesfushori i cili ka qenë shok skuadre me Kasanon te Italia dhe në radhët e Romës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"