Kasano nuk përmbahet, sulmon ashpër Leaon: Ka b… në kokë, nuk vlen 150 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 17:11

Kasano nuk përmbahet, sulmon ashpër Leaon: Ka b… në kokë, nuk vlen 150 milionë euro

Antonio Kasano nuk kursen kritikat ndaj Rafael Leaos. Portugezi, që me sa duket nuk po e bind ish-fantazistin, është mjaftuar me një pëlqim në rrjete sociale ndaj shpërthimit të 40-vjeçarit.

kasano leao

“A është ai lojtari më i fortë në Serinë A? Me shumë mundësi po. Seria A është kampionati i pestë në Europë. Po luan Grilish te Siti e jo më Leao. Pastaj përmenden shifra 120 milionë, 130, 160. Nuk më intereson shumë, sepse nuk e shoh çdo titullar në skuadrat më të mira të Europës. Nëse mendoj për Luis Diazin te Liverpuli dhe Leao do të duhet të luajë po aty më duket çmenduri! Më vjen të mos flas më e të shkoj në shtëpi nga këto gjëra. Kur të shkoj në shtëpi e të mendoj për Ansu Fatin që është 19 vjeç… Nuk dua të prek Nejmarin dhe Mbapenë, por le të krahasojmë Leaon me Sançon që është 19 (Shënim: Në fakt do të mbushë 23 vjeç)… Ata janë në një nivel tjetër”, u shpreh si fillim ish-futbollisti italian.

Më pas ai shtoi: “A po luan mirë Leao në Itali? Po! A do të shkojë portugezi në një ekip të madh? Ndoshta po. Por më pas te Portugalia ngroh stolin sepse është e drejtë që aty të luajë Kristiano Ronaldo pa harruar që në të majtë luajnë Bruno Fernandesh dhe Diogo Zhota. Vinicius bëri diferencën vjet ndaj Sitit. Leao e bën me Empolin, me Fiorentinën, me Bolonjën, por në Kupën e Kampionëve është një gjë tjetër… I ka të pasmet në kokë (Shënim: I referohet faktit që luan me kokë poshtë). Leao nuk bën dot diferencën në Europë. Ai luan në Itali, një kampionat i dobët. Për mua Rashford është shumë më i fortë se Leao. Sanço është fenomenal. Leao më duket një përzierje mes Dembelesë dhe Marsialit. Mund të ishte zëvendësues i Komanit apo Luis Diazit, por jo t’u zërë vendin në formacion. Për mendimin tim nuk vlen 150 milionë euro. Nuk është nga ata që shënon 50 gola në sezon dhe jep 50 asiste”, përfundoi Kasano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"