Kasano nuk përmbahet: Asllani i fortë, por shihet që është i frikësuar nga Inzagi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 19:46

Kasano nuk përmbahet: Asllani i fortë, por shihet që është i frikësuar nga Inzagi

Antonio Kasano vazhdon kritikat e tij ndaj Simone Inzagit, pas humbjes së radhës të Interit. Zikaltrit u mposhtën nga Roma dhe ish-sulmuesi italian nuk ka fshehur zhgënjimin e tij për atë që ka parë në fushë nga ekipi.

kasano

Duke folur në Instagram rreth sfidës, Kasano ka analizuar lojën e Interit dhe ka bërë të qrtë se tashmë dora e trajnerit duhet të jetë e dukshme, përndryshe rrezikohet një sezon për t’u harruar, në vend që të ishte një sezon për t’u mbajtur mend për shumë kohë.

“Roma u tregua solide, ka bërë atë që bën gjithmonë duke i lëshuar manovrën në dorë Interit në pjesën e parë dhe duke qëndruar solide në të dytën, duke gjetur golin e dytë dhe duke merituar që të fitojë. Problemi më i rëndë në këto momente është Interi, i cili ose duhet të zgjohet, ose do të përfundojë në katastrofë.

Simone Inzagi vazhdon me alibi dhe duke dhuruar shfaqje, por duhet të fitojë ndeshjen dhe t’i japë identitetin skuadrës gjë që Interi tani nuk e ka. Dhe mua më shqetëson shumë kjo situatë.

asllani

Duhen bërë zgjedhje mbi lojtarët, e dua shumë Samir Handanoviç, por duhet zgjedhur. Dhe kur mban Milan Skrinjar, duhet të kuptosh nëse është ai apo jo. Problemi është në mesfushë, kanë hedhur në lojë këtë djaloshin (Kristjan Asllani) i cili është shumë i fortë, por shihet që është i frikësuar pasi trajneri nuk i jep besim. Kështu edhe Robin Gosens, një peshk pa ujë. Nëse nuk u jep besim, nuk japin asgjë. Inzagi duhet të zgjohet, përndryshe do të jetë errësirë totale”, tha ndër të tjera Kasano në analizën e tij në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"