Kasano: Juventusi ishte i turpshëm në Ligën e Kampioneve. Ta shpifte!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 18:31

Kasano: Juventusi ishte i turpshëm në Ligën e Kampioneve. Ta shpifte!

Antonio Kasano nuk ndalet në sulmet e tij ndaj Juventusit. Ish-sulmuesi i Italisë, ka thumbuar përsëri bardhezinjtë pas humbjes që regjistruan në Ligën e Kampioneve ndaj PSG-së, duke përfunduar të tretët në grup dhe shkuar në Ligën e Europës.

kasano alegri

“Shoh disa deklarata të trajnerit të tyre që thotë “Juventusi i madh, ka luajtur mirë”. Ka bërë 5 humbje në 6 ndeshje, nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e bardhezinjve dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që një skuadër me 5 humbje në 6 ndeshje të shkojë në Ligën e Europës.

Dje, Benfika i bëri 6 gola në shtëpi skuadrës së Makabi Haifa dhe Juventusi vazhdon të thotë “kemi bërë një paraqitje të mirë, kemi luajtur mirë, ka shumë inat”. Po inat për çfarë?

Kanë bërë një katastrofë, një gjakderdhje, kanë bërë diçka të turpshme duke regjistruar 5 humbje në 6 ndeshje dhe vazhdojnë e mbajnë krahun e Alegrit. Këtë vit në Ligën e Kampioneve ta shpifte. Pikë”, ishte reagimi i ish-sulmuesit italian në një postim në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"