Kasano hap krahun kundër Juventusit: Dëgjoj Alegrin dhe lojtarë të indoktrinuar prej tij, është shqetësuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 22:15

Kasano hap krahun kundër Juventusit: Dëgjoj Alegrin dhe lojtarë të indoktrinuar prej tij, është shqetësuese

Fitorja e Interit në Superkupën e Italisë ndaj Juventusit padyshim që ka gëzuar Antonio Kasanon, ish-futbollistin me një të kaluar si zikaltër. Por ai ka pranuar se ajo që e çudit më shumë në këtë mes, është fakti se te Juventusi mendojnë se kanë luajtur mirë kundër zikaltërve.

Vieri dhe Kasano

Duke folur për “Bobbo TV” , Kasano nuk është kursyer kundër bardhezinjve, të cilët ai mendon se po gabojnë gjithçka në interpretimin e gjendjes që po kalojnë. “Kam dëgjuar të thuhet nga Alegri dhe disa lojtarë të indoktrinuar nga ai se Juventusi bëri një ndeshje të mirë kundër Interit. Nëse të mbrosh 120 minuta do të thotë të bësh një ndeshje të mirë, atëherë me të vërtetë unë nuk kuptoj më asgjë.

Të luash futboll është ajo që bëri Interi dhe u shpërblye dhe e stërmeritoi fitoren. Unë nuk mund të mendoj se Juventusi mund të vazhdojë të luajë kështu. Nëse janë të bindur me të vërtetë se po luajnë mirë, kjo është shqetësuese:”, ishin fjalët e Kasanos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"