KAS lë në fuqi vendimin e UEFA-s: Skënderbeu jashtë Europës!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2016 | 14:16

KAS lë në fuqi vendimin e UEFA-s: Skënderbeu jashtë Europës!

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga UEFA për të përjashtuar me një vit klubin e Skënderbeut nga Liga e Kampioneve për shkak të manipulimit të ndeshjeve.

SKENDERBEU KAMPION I SHQIPERISE - /r/n/r/nSKENDERBEU CHAMPION OF ALBANIA -

Klubi korçar kishte apeluar vendimin e UEFA-s dhe kishte shpresa të mëdha se do të fitonte në KAS, por tanimë duhet të dorëzohet para faktit se do të qëndrojë një vit jashtë Europës.

Vendimi i plotë

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) refuzoi sot apelimin urgjent të regjistruar nga Klubi Sportiv Skënderbeu kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më datë 1 qershor 2016, në të cilin klubi shqiptar u deklarua i papërshtatshëm për të marrë pjesë në turneun e Ligës së Kampioneve UEFA 2016-2017, si pasojë e një hetimi për manipulimin e ndeshjeve.

KS Skënderbeu kërkonte një vendim që KAS të përmbyste vendimin e UEFA-s dhe të deklaronte përshtatshmërinë e tij për të marrë pjesë në turneun e Ligës së Kampioneve UEFA 2016-2017.

Palët kishin rënë dakord për një procedurë të përshpejtuar, me seancën dëgjimore që u zhvillua më 4 korrik në Lozanë.

Panel i KAS që trajtoi këtë çështje, ka hedhur poshtë apelimin dhe ka konfirmuar vendimin e dhënë nga UEFA më datë 1 qershor.

Vendimi arbitrar me argumentimet do t’u dorëzohet palëve të interesuara brenda pak javësh dhe do të publikohet në faqen e internetit të KAS.

Faksimile e njoftimit të KAS

Faksimile e njoftimit të KAS

Pritet të mësohet gjithashtu se çfarë vendimi do të marrë FSHF në lidhje me këtë çështje, nëse do të ndëshkojë paralelisht korçarët për të cilët tashmë ka zyrtarisht një dënim për manipulim ndeshjesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"