KAS-i rrezikon të prishë planet e Partizanit, objektivi i të kuqve në bisedime me Prishtinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2020 | 22:15

KAS-i rrezikon të prishë planet e Partizanit, objektivi i të kuqve në bisedime me Prishtinën

Vonesa e përgjigjes së Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS) për zhbllokimin e merkatos po i kushton shtrenjtë Partizanit. Pasi Sabien Lilaj kaloi te Prishtina, të kuqtë rrezikojnë të humbasin një tjetër objektiv të rëndësishëm të merkatos. Gledi Mici mund të luajë në Kosovë.
Gledi Mici
Vetë mbrojtësi i krahut të majtë u shpreh për “Gazetën Olle” se është në bisedime me Prishtinën, ndërsa theksoi se është në pritje dhe të skuadrave të tjera të futbollit të Kosovës.

“Kam pasur bisedime me Prishtinën, por akoma jemi në hapat e parë. Aktualisht jam futbollist i lirë dhe jam në pritje të ofertave nga Kosova”, deklaroi 29-vjeçari.

Mici mbetet njëri prej lojtarëve më të kërkuar të Partizanit, por vonesa e vendimit të KAS-it për heqjen e bllokadës së merkatos së Partizanit prek dhe planet e të kuqve.

Mici luajti dy sezonet e fundit me Shkëndijen e Tetovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"