KAS i jep të drejtë Fejnordit, Lacio duhet të paguajë përsëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 19:51

KAS i jep të drejtë Fejnordit, Lacio duhet të paguajë përsëri

Historia e De Vrij është një telenovelë. Ai mbërriti te Lacio nga Fejnordi në 2014-tën për rreth 8.5 milionë euro. Tare u tregua i zoti për ta marrë me vete në kryeqyetet më para se të gjithë. Ai tashmë është i Interit dhe mban mbi shpatulla edhe akuzën e tifozëve lacial për shkak të penalltisë së shkaktuar ndaj zikaltërve sezonin e shkuar, që u kushtoi edhe vendin në Ligën e Kampionëve.

59f9b8e82ee40f1883000001

Pagesa e futbollistit u bë me këste nga Lacio drejt Fejnordit. Kësti i fundit prej 2 milionë euro nuk përfundoi te llogaria e klubit hollandez, por te disa hakera. KAS ka detyruar Lacion ta paguajë këtë shumë, por i ka dhënë një zgjidhje të ndërmjetme. Kryeqytetasit i duhet të pagujnë 1 milionë euro në arkat e holandezëve, për më tepër, ajo që rëndon, është se 26 vjeçari nuk është më pjesë e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"