KAS-i i hoqi dënimin Mançester Sitit, Klop i zhgënjyer: Dje ishte një ditë e keqe për futbollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 14, 2020 | 18:36


KAS-i i hoqi dënimin Mançester Sitit, Klop i zhgënjyer: Dje ishte një ditë e keqe për futbollin

Rikthimi i Mançester Sitit në futbollin pas heqjes së dënimit të UEFA-s nga KAS-i natyrshëm që nuk u ka pëlqyer shumë prej rivalëve të “Qytetarëve”-

kLOP
Tekniku i kampionëve të rinj të Anglisë Jurgen Klop e konsideroi vendimin e tribunalit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv si “një ditë e keqe për futbollin”. Ai theksoi se thyerja e rregullave të konkurencës së pastër financiare në futboll e dëmton garën.

“Nuk e di si të përgjigjem. Është një temë serioze. Të jem i sinqertë, nuk mendoj se dje ishte një ditë e mirë për futbollin. Fair-Play Financiar është një ide e mirë për futbollin. Nuk më takon mua të gjykojë, por nëse nuk respektohen rregullat, garat bëhet e vështirë”, deklaroi trajneri i Liverpulit Jurgen Klop për heqjen e dënimit të Mançester Sitit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com