Kartoni me “laps në dorë” i Uzunit, si talenti beratas u pezullua në kampionat për t’iu bashkuar Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 23:49

Kartoni me “laps në dorë” i Uzunit, si talenti beratas u pezullua në kampionat për t’iu bashkuar Kombëtares

Myrto Uzuni është padyshim ylli i Granadës në këtë sezon të La Ligës 2. Plot 20 gola në 29 ndeshje si dhe 4 asist e kanë shndërruar shqiptarin në një lider të padiskutueshëm te skuadra spanjolle.

MYRTO UZUNI

27-vjeçari shënoi dhe asistoi në triumfin e sotëm ndaj Albacetes, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-2, ndërkohë që  mori dhe një karton të verdhë me plot zgjuarsi, duke plotësuar kuotën e 5 kartonëve të verdhë.

Duke qenë se Uzuni do të jetë i grumbulluar me Kombëtaren, ndërkohë që liga e dytë spanjolle do të vijojë të luhet paralelisht, Uzuni bëri një gjetje gjeniale, për të zeruar kartonat, duke u ndëshkuar me koshiencë të plotë.

Kartoni i marrë ndeshjen e sotme ishte i 5-ti në kampionat për shqiptarin, që do të shlyejë pezullimin, teksa gjatë kohës që do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo me ekipin kombëtar. Një karton i verdhë me “laps në dorë” që ndihmon edhe ekipin kombëtar, por nuk penalizon as Granadën për vijushmërinë e kampionatit, kështu që Uzuni humbi ndeshjen e radhës në kampionat në momentin e duhur.

PANORAMASPORT.AL