Kartoni i tij kap vlerën 200 mijë euro, ish-futbollisti i Partizanit del lojtar i lirë 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 23:04

Kartoni i tij kap vlerën 200 mijë euro, ish-futbollisti i Partizanit del lojtar i lirë 

Amir Bilali, ish-futbollisti i Partizani, Teutës dhe Bylisit në elitën e futbollit shqiptar i dha fund aventurës me Sutjeskën në kampionatin malazez, teksa tashmë është futbollist i lirë, teksa emri i tij pritet të jetë në qendër të vëmendjes këtë merkato. 

amir bilali

Mbrojtësi u aktivizua në 12 ndeshje me Sutjeskën ku arriti të shënonte dhe një gol. Kartoni i 29-vjeçarit sipas Transfermarkt kap vlerën e 200 mijë eurove. Bilali mund të jetë një opsion i mirë për klubet shqiptare, duke qenë se e njeh mirë edhe kampionatin.  

Gjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë edhe e moshave të Lacios dhe Kremonezes, teksa është aktivizuar në kampionate të ndryshme si ai slloven, rumun, hungarez, kazak, etj.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"