Kartoni i kuq kontrovers i mesfushorit të Atalantës, Reali dhe Barcelona ndajnë së bashku rekordin famëkeq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 22:06

Kartoni i kuq kontrovers i mesfushorit të Atalantës, Reali dhe Barcelona ndajnë së bashku rekordin famëkeq

Ndëshkimi i mesfushorit të Atalantës, Remo Frojler me karton të kuq pas 17 minutash lojë me Realin ka ndezur sërish akuzat ndaj klubit madrilen si skuadër e favorizuar padrejtësisht nga UEFA. Një statitistikë e fundit zbulon një detaj të pazakontë për 13-herë kampionët e Europës.
Atalanta-Real-Madrid-Le-carton-rouge-contestable-de-Freuler-975612
Real Madridi ka luajtur në 15 ndeshje me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve me një lojtar më shumë se kundërshtarët. Këtë “rekord” spanjollët e ndajnë së bashku me rivalin e përjetshëm, Barcelonën në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"