“Kartoni i kuq i mesfushorit të Atalantës? Nuk e di nëse ishte i tepruar”, Zidan: S’ luajtëm mirë, rëndësi ka fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 23:34

“Kartoni i kuq i mesfushorit të Atalantës? Nuk e di nëse ishte i tepruar”, Zidan: S’ luajtëm mirë, rëndësi ka fitorja

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan pranoi pas fitores së sotme kundër Atalantës në Ligën e Kampioneve se skuadra e tij nuk bëri një paraqitje të mirë, por e rëndësishme ishte fitorja. Për sa i përket daljes me karton të kuq të mesfushorit kundërshtar Frojler në minutën e 17-të, Zidan nuk pranoi ta komentonte vendimin e gjyqtarit gjerman Shtiler.

42badf727f1a625ed2603f3d5cd31691593b963b-1614190551-fe2bc66a-960x640
Megjithatë, ai shtoi se kjo gjë ia bëri më të vështirë fitoren Realit pasi Atalanta u mbyll fort në prapavijë dhe madrilenët mundën të shënonin golin vendimtar në fund të takimit.

“I tepërt kartoni i kuq për mesfushorin e Atalantës – Nuk e di nëse kartoni i kuq ishte i tepërt ose jo. I takon gjyqtarit të marrë vendimet. Ne nuk luajtëm mirë, por i rëndësishëm është rezultati. Në aspektin fizik ata janë shumë të fortë dhe dinë të mbrohen mirë.

Vështirësoi lojën e Realit dalja me karton të kuq e Frojlerit – Nuk gjetëm shumë hapësira, mundëm të shënonim vetëm në fund. Kur luan me një skuadër me 10 veta, ne duhet të luajmë në sulm. E rëndësishme është që arritëm të shënonim.

Taktika e Realit për ndeshjen kundër Atalantës – U përpoqëm të fusnim Iskon mes linjave të kundërshtarëve në mënyrë që të jepte pasime nga thellësia për Viniciusin, por pas kartonit të kuq çdo gjë ndryshoi. Rezultati i ndeshjes më gëzon.

Goli i mbrojtësit Ferland Mendi – E ka treguar dhe në stërvitje, ka provuar të shënojë në të njëjtën mënyrë bashkë me një futbollist tjetër.

Isko – Nuk luajti shumë, por bëri mirë. E dimë se ai mund të kontribuojë shumë në lojë. Jemi të kënaqur me performancën e tij.

I kënaqur me rezultatin – Çdo ndeshje është ndryshe. Nuk luajtëm mirë, por u përpoqëm me patjetër të fitonim. Kemi ndeshjen e kthimit dhe gjithçka është e hapur. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe në takimin e dytë”, përfundoi trajneri i Realit, Zinedin Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"