Kartoni i kuq i Atalantës, kandidati për president të Barcelonës ironizon Realin: Madrilenët nuk kanë fat!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:33

Kartoni i kuq i Atalantës, kandidati për president të Barcelonës ironizon Realin: Madrilenët nuk kanë fat!

Joan Laporta nuk e ka humbur mundësinë për të bërë ironi me Realin e Madridit. Në një konferencë, ku prezantoi njerëzit e tij të besuar për projektin e ri të Barcelonës, kandidati për president u pyet se çfarë mendonte për kartonin e kuq që arbitri Shtiler i dha Frojlerit në ndeshjen kundër Realit. Gazetarët deshën të ngacmonin ish-presidentin katalanas, duke e ditur që ai gjithmonë bën batuta me rivalët e përjetshëm. “Mua më thanë që kishte ndodhur një episod i tillë. Nuk e di çfarë të them, por ndoshta Reali nuk ka shumë fat për këto raste”, ka thënë Laporta.
florentinolaportajpg_001
Më tej ai foli edhe për planet që ka për të ringritur Barcelonën. “Unë kam thënë që nuk do të tregoj asnjë emër lojtari, trajneri apo drejtori. Do të bëjmë kujdes për të zgjedhur me kujdes personat e duhur për klubin. Barcelona është një klub i madh dhe duhet që të rikthehet sërish mes klubeve që dominojnë futbollin. Unë e kam gjithçka të qartë në mendjen time dhe kemi pasur kontakte të vazhdueshme me shumë persona. Thjesht duhet të zhvillohen zgjedhjet dhe ndoshta unë do të fitoj për të rikthyer lavdinë në këtë skuadër. Mesi? E kam thënë gjithmonë që do të bisedojmë për të rinovuar, por ai do një projekt fitues”, tha Laporta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"