Kartoni i kuq dhe ai i munguar në Partizani-Erzeni, Jemini e ka me Jorgjin: Arbitri i kolltukut mund të ketë edhe kafe aty

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2023 | 23:38

Kartoni i kuq dhe ai i munguar në Partizani-Erzeni, Jemini e ka me Jorgjin: Arbitri i kolltukut mund të ketë edhe kafe aty

Episodet e ndeshjes Partizani-Erzeni kanë qenë tema shumë të diskutuara këtë fundjavë. Kartoni i kuq i dhënë për Maget pas sinjalizimit të VAR që drejtohej nga Enea Jorgji si dhe më pas mossinjalizimi për një faull të rëndë të Asanit, ka bërë që ish-gjyqtari ndërkombëtar Lorenc Jemini, të hedhë dyshime për veprimet e ndërkombëtarit që ishte ulur para monitorëve.

bandicam 2023-02-20 23-23-00-020

“Kartoni i kuq është rast për interpretim. Teknikisht, me rregullore, është karton i kuq. Por, dua të shpjegoj që ka gjithmonë një por.

Arbitri nuk është që të hapë rregulloren faqe në faqe e të shikojë. Ai është ai që menaxhon ndeshjen. Kjo është minuta e parë, lojtari i Partizanit bën gabim, por nuk ka as intensitet, as qëllim, asgjë, i ngel këmba. Por lartësia është poshtë gjurit dhe nëse doni të shihni instinktin e arbitrit. Ai është 5 metra larg dhe nuk jep as të verdhë, jep vetëm faull. Kjo është ndjesia e arbitrit, nëse futemi te arbitri i kolltukut, te VAR-i, se ai është i ulur kështu, mund të ketë edhe kafe atje, ai sheh pamjen dhe thotë hajde shikoje,. Shkoi arbitri i fushës, iku pastaj, bëhet i kuq.

Te rasti i Asanit, nëse është futur atje VAR-i, duhet të ndërhyjë edhe këtu. Si mund të mos japësh këtu karton të kuq? Arbitri është akoma te linja e të verdhës, po si nuk e thërret VAR-i njëherë? Kjo është shumë herë më i kuq se ajo. Nuk mund të ndërhysh me taka në kokë, është shumë herë më e rrezikshme”, tha Jemini në “Procesi Sportiv”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"