Kartoni i Hysajt ka një çmim, përcaktohet klauzola e largimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 9:56

Kartoni i Hysajt ka një çmim, përcaktohet klauzola e largimit

Skuadrat që kërkojnë Elseid Hysajn tashmë e dinë se sa duhet të paguajnë për të marrë mbrojtësin shqiptar të Napolit. Ekipi italian ka gjetur akordin për sa i përket klauzolës së largimit të tij dhe do ta vendosë në kontratën që mbrojtësi pritet të firmosë në javët në vazhdim.

hysaj stervitje

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, bisedimet e fundit mes menaxherit të lojtarit dhe klubit kanë qenë të frytshme dhe është rënë dakord për rritjen e rrogës së tij në 1,5 milionë euro në sezon, duke pasur parasysh se kaq janë mesatarisht rrogat e titullarëve të paprekshëm të skuadrës.

Elseid Hysaj

Njëkohësisht, është përcaktuar që në kontratë të vendoset klauzola e largimit, e cila do të jetë 25 milionë euro. Napoli e ka blerë futbollistin për vetëm 5 milionë euro një vit më parë nga Empoli dhe nëse do të arrijë ta shesë për 25 milionë euro, do të ketë një përfitim të ndjeshëm ekonomik.

hysaj

Sipas mediave italiane, klube si Bajern Mynih dhe Arsenali po monitorojnë futbollistin shqiptar. Nëse ai konfirmohet në të njëjtat nivele edhe në këtë sezon, nuk është çudi që ata të bëjnë gati një çek prej 25 milionë eurosh për ta shkëputur nga Napoli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"