Kartonët e verdhë, Shqipëria pa dy titullarë ndaj Skocisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 14:45

Kartonët e verdhë, Shqipëria pa dy titullarë ndaj Skocisë

Elseid Hysaj dhe Migjen Basha do të mungojnë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, që do të luhet kundër Skocisë më 17 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”. Mbrojtësi shkodran dhe mesfushori kosovar plotësuan numrin e kartonëve të verdhë, pasi u ndëshkuan në ndeshjen e djeshme ndaj Izraelit.

kombetarja

Më e rëndë u bë mbrëmja në Ber Sheva për Bashën, që jo vetëm u ndëshkua dhe humbi sfidën e radhës me Kombëtaren, por la fushën i dëmtuar dhe tashmë rrezikon të qëndrojë disa javë jashtë pas problemit në gju. Ndërkohë, dje luajti minutat e para me fanellën kuqezi sulmuesi Xhakomo Vrioni që zëvendësoi Balajn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"