Kartonët e verdhë me shumicë, mesfushori i Kombëtares humbet sfidën ndaj San Marinos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 14:23

Kartonët e verdhë me shumicë, mesfushori i Kombëtares humbet sfidën ndaj San Marinos

Që Klaus Gjasula të ndëshkohet me karton të verdhë nuk përbën më lajm. Lajmi është që do të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër San Marinos.

Shqiperi-Angli

Në këtë mënyrë, Shqipëria humbet një lojtar shumë të rëndësishëm për duelin e radhës, që është ndeshja e tretë eliminatore për Botërorin.

Ai u ndëshkua me të verdhë edhe në ndeshjen e parë kundër Andorrës. Në letër dueli i ardhshëm ndaj San Marinos konsiderohet i lehtë, por Shqipëria ka nevojë për të gjithë për t’i fituar ndeshjet. Kartonët duhen menaxhuar më mirë sepse u morën me shumicë edhe në ndeshjen e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"