Karton për 60 sekonda, sulmuesi i Partizanit humbet ndeshjen e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 21:29

Karton për 60 sekonda, sulmuesi i Partizanit humbet ndeshjen e kampionatit

Theofilus Solomon nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Adolfo Sormani për ndeshjen e radhës në kampionat, ku të hënën luajnë ndaj Bylisit në transfertë.
SOLOMON
Sulmuesi nigerian është i pezulluar nga kartonët, pasi në ndeshjen e fundit ndaj Laçit ka plotësuar numrin katër. Solomon nuk është as i pari dhe as i fundmi që mungon për shkak të kartonëve të verdhë, por në këtë rast ajo që e bën të çuditshëm është mënyra se si nigeriani u ndëshkua.

Solomon ka javë që nuk preferohet nga trajneri Sormani si titullar dhe ndaj Laçit hyri në fushë në minutën e 87-të. Atij i mjaftuan vetëm 60 sekonda në fushë për t’u ndëshkuar me karton të verdhë, ku automatikisht humbi sfidën e radhës me Bylisin.

Kështu që, këtë javë Solomon është pushim dhe kthehet i gatshëm për “demat” për derbin e 10 korrikut ndaj Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"