Karriera e lavdishme, mesfushori shqiptar vendos të “varë këpucët në gozhdë”  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 22:03

Karriera e lavdishme, mesfushori shqiptar vendos të “varë këpucët në gozhdë”  

Mesfushori me origjinë shqiptare, Blerim Xhemaili, ka vendosur t’i jap fund karrierës si futbollit. 37-vjeçari do të largohet nga futbolli i luajtur në fund të këtij edicioni, teksa lajmi është konfirmuar nga mediat në Zvicër ditën e sotme. Xhemaili, futbollisti më prejardhje nga Tetova, është pjesë e Zyrihut në elitën e futbollit zvicerian. Në edicionin e kaluar fitoi titullin e kampionit të Zvicrës teksa ka pasur karrierë të pasur e shumë të suksesshme. 

XHEMAJLI

37-vjeçari është rritur në Zvicër e më pas ka luajtur te Boltoni, Torino, Parma, Napoli, Gallatasarai, Xhenoa, Bolonja, Montreal Impact, Shenzheni në Kinë. Prej vitit 2020 është te Zyrihu, klub ku edhe kishte nisur karrierën si profesionist. Xhemaili prej vitit 2006 e deri në vitin 2020 ka luajtur për Zvicrën. Në 69 ndeshje ka realizuar dhjetë gola. 

Xhemaili ka fituar trofe edhe në Itali dhe në Turqi. Në Itali ka fituar dy kupa me Napolin, ndërsa me Gallatasarain në Turqi ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën. Xhemaili ka luajtur në nivelin profesional për më shumë se 20 vjet. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"