“Karrager mendon se s’jam i denjë? Provokim para ndeshjes”, Solskjaer mbron Ronaldon: E dimë ç’mund të bëjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 13:37

“Karrager mendon se s’jam i denjë? Provokim para ndeshjes”, Solskjaer mbron Ronaldon: E dimë ç’mund të bëjë

Konferenca për sht yp e vigjiljes së ndeshjes me Atalantën, për Ole Gunar Solskjaerin, skuadra e të cilit sot pret italianët në “Old Trafford”, është plot pyetje për momentin delikat që po kalon Mançester Junajtidi. Mes temave të prekura janë sigurisht edhe kritikat që ka nisur të marrë Kristiano Ronaldo pas humbjes së fundit kundër Lestërit. I akuzuar për egoizmin e tepruar dhe shpërdorimin e rasteve, portugezi u mor në mbrojtje nga tekniku norvegjez:

solskjaer ronaldo

“Jemi 11 vetë në fushë, të gjithë kanë role të ndryshme. Ne hedhim në fushë një skuadër që për ne është e aftë për të fituar ndeshjen. Nuk fituam kundër Lestërit, është normale. Kristiano është një kampion. Ne e dimë se çfarë mund të bëjë”.

Vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e fundit janë një moment që do të kalohet nga skuadra, e cila është e bashkuar sipas teknikut norvegjez: “Nuk jemi shumë të lumtur në këto momente, por kemi dëshirë dhe vendosmëri të madhe. Pashë reagimin e lojtarëve dhe pësimi i katër golave na zgjoi pak”. Atë nuk e shqetësojnë as thirrjet për një shkarkim të mundshëm nga stoli: “Kemi bërë një progres të mirë këto vite, por duam të përmirësohemi ende.

Ka lojtarë që i kanë rritur pritshmëritë. Janë të gjithë në të njëjtin pozicion, në të njëjtën varkë. Ka gjithnjë presion mbi mua, nuk është hera e parë që më ndodh. Kemi dalë më të fortë si individë dhe skuadër”. Në prag të ndeshjes me Liverpulin këtë fundjavë në Premier Ligë, ish-mbrojtësi i “Reds”-ave, Xhemi Karrager, sot në rolin e opinion istit të “Sky Sports”, e sulmoi norvegjezin duke thënë se Mançester Junajtid ka nevojë për një trajner më të mirë dhe se ai nuk është në nivelin e Jyrgen Klopit, Pep Guardiolës apo Tomas Tuhelit.

“Nuk më prekin aspak këto fjalë. Nuk isha në dijeni të këtyre komenteve, por ne luajmë kundër Liverpulit dhe si ish, Xhemi provokon pak. Unë kam vlerat e mia, mënyrën time të të stërviturit. Besoj te vetja. Për sa kohë e bën edhe klubi, komenti i Xhemit nuk do ta ndryshojë atë”, u përgjigj menaxheri i “Djajve.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"