Karlos Tevez, “ëndrra e fshehtë” e merkatos së Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 10:35

Karlos Tevez, “ëndrra e fshehtë” e merkatos së Interit

Karlos Tevez po ka lon një periudhë të vështirë te Boka Juniors pas eliminimit të skuadrës argjentinase nga Kupa Libertadores. Në ditët e fundit kanë nisur të qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm të futbollistit nga Amerika Latine.

tevez

Dy menaxherët që kurojnë interesat e futbollistit, Kia Jorabçan dhe Pini Zahavi, flitet se në javët e fundit kanë pasur kontakte të vazhdueshme me “Suning”, me të cilët po bashkëpunojnë 360 gradë në merkato. Një ndër emrat e përfolur është edhe ai i Tevezit, që flitet se Jorabçan ia ka ofruar Interit për të përforcuar sulmin.

Problemi

Klubi zikaltër ka një organikë të mbipopulluar dhe në dispozicion të Roberto Mançinit është i lirë vetëm një vend ekstrakomunitari. Trajneri do ishte i lumtur nëse atë e mbulon ëndrra e madhe e merkatos, Jaja Ture, mirëpo janë të pakta gjasat që futbollisti i Mançester Sitit t’i bashkohet Interit, pasi pronarët e rinj nuk e shikojnë më sy të mirë një shpenzim të madh për një futbollist 32-vjeçar tashmë.

Tevez gol Milanit

Presidenti i ri, Zhang Jindong, ka shumë besim te dyshja Jorabçan dhe Zahavi, të cilët ishin të pranishëm edhe në asamblenë e ortakëve. Në këtë pikë është e thjeshtë të mendojmë se në rast se ishfutbollisti i Juventusit do kërkojë një tjetër eksperiencë në Europë, Interi është klubi më i akredituar për të siguruar shërbimet e “Apashit”, por për momentin duket e vështirë që futbollisti të largohet nga Argjentina, teksa ka theksuar shpeshherë se ëndërron ta mbyllë karrierën në vendlindje.

Boka bën “mur”

Lidhur me mundësinë për një rikthim të mundshëm të Karlos Tevezit në Serinë A ka folur ditën e djeshme Daniel Anxheliçi, presidenti i klubit të Boka Juniors, i cili tha: “Nuk kam pasur kurrë dyshime mbi të ardhmen e Karlos Tevezit. Jam i bindur që lojtari do ta mbyllë karrierën te ne, pasi ndihet mirë në Argjentinë dhe nuk më ka thënë kurrë se dëshiron të largohet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"