Karius bëri gabim “trashanik”, ja çfarë i tha Bejli pas përfundimit të finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 17:12

Karius bëri gabim “trashanik”, ja çfarë i tha Bejli pas përfundimit të finales

Loris Karius ishte një nga protagonistët e finales së Uefa Champions Leagues midis Liverpulit dhe Realit të Madridit në sezonin e kaluar. Portieri gjerman bëri dy gabime “trashanike” , dhe pas ndeshjes një nga autorët e golave, Garet Bejl u pa teksa i thotë diçka gjermanit.

ef79e7565b9f65280fea2e67a418303d

Dhe këtë ai e ka zbuluar sot në një prononcim për mediat ku thotë: “Gjithmonë përpiqem t’i jap fallco topit. Është e njëjta gjuajtje si në një goditje dënimi. Unë i thashë në fund që ta mbajë kokën lart. Është për të ardhur keq që ndodhi në finale. Mendoj se duhet ta kishte pritur atë top.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"