Karikimi në dhomat e zhveshjes dhe Xhixha si mur, ja pikantet e Laçi-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 4, 2020 | 16:27

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Laci Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Skenderbeu

Karikimi në dhomat e zhveshjes dhe Xhixha si mur, ja pikantet e Laçi-Skënderbeu

Pak shikues, presidentët që qëndrojnë bashkë në tribunë dhe një tifoz special për Skënderbeun. “Panorama Sport” ju sjell disa nga pikantet e ndeshjes së djeshme në Laç, ku nuk munguan as momentet e humorit.LACI SKENDERBEU

MBLEDHJA” – Përpara se të niste ndeshja, dhoma e zhveshjes së Laçit u mbipopullua, pasi përveç lojtarëve dhe stafit, aty u mblodhën edhe drejtuesit e klubit me në krye presidentin Pashk Laska. Në një video të siguruar nga gazeta, shihet motivimi që i jep kapiteni Eglentin Gjoni skuadrës së tij, ndërsa të gjithë grumbullohen në formë rrethi të bashkuar. “Hajde çuna luajmë fort sot.

Duhet të japim shpirtin në fushë dhe të marrim fitoren. Luajmë në shtëpinë tonë dhe duhet të tregojmë se kush është i zoti i shtëpisë. Fitore!”, ishte britma e kapitenit Gjoni në fjalimin para ekipit. Me sa duket, ky fjalim i kapitenit i ka dhënë një shtysë të madhe skuadrës ndaj Skënderbeut.

MUZAKA – Në tribunën VIP ka tërhequr vëmendjen prania e kapitenit të Skënderbeut, Gjergji Muzaka, i cili prej tre muajsh është jashtë fushave prej operacionit në gju. Ai ishte në krah të presidentit Ardjan Takaj, i cili shoqërohej nga homologu i tij, Pashk Laska.

XHIXHA – Një goditje dënimi e Skënderbeut nga rreth 18 metra distancë me portën shkaktoi momente humori në stadiumin e Laçit. Përveç murit mbrojtës të përbërë nga 6 lojtarë, pas tyre i shtrirë ishte Xhixha. Kurbinasit menduan se Bregu do të godiste tokazi, por s’ndodhi ashtu.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com