Karabeci: S’e mendoja se do luaja ndonjëherë në Kategorinë e Parë, ndaj Tiranës japin 120%

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 17:39

Karabeci: S’e mendoja se do luaja ndonjëherë në Kategorinë e Parë, ndaj Tiranës japin 120%

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se do të gjendej në një situatë të tillë, dhe thotë se do të kthehet shumë shpejt në Superiore.

Ai deklaroi se në ndeshjen e radhës me Ilirinë, nuk i lejohen gabime, edhe pse kundërshtari është ekipi që ka pësuar më pak gola.

Karabeci Tirana

“S’e kisha menduar kurrë se do luaja në Kategorinë e Parë. Në fillim edhe jam mërzitur, por koha kalon shpjet. Edhe pse që prej nisjes së sezonit janë bërë afro 4 muaj, mua më duket sikur ka vetëm 1. E them këtë, pasi do kaloj gjithçka shpejt  dhe do rikthehemi aty ku jemi mësuar, në Superiore. Nuk na lejohen më gabime. Me këtë ide duhet të vazhdojmë në çdo ndeshje.  Kështu do veprojmë edhe me Ilirinë. Mund të jetë e vërtetë që kundërshtari ka pësuar pak gola, por edhe ne kemi sulmin më të mirë të kësaj.  Kundër Tiranës të gjithë kanë dëshirë të japin maksimumin. Nëse në një ndeshjet e tjera kundërshtarët japin 100 %, kur kanë Tiranën përballë japin 120 %”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"