Karabeci: Nuk ka justifikime, në Kukës shkojmë për të kërkuar kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 15:04

Karabeci: Nuk ka justifikime, në Kukës shkojmë për të kërkuar kualifikimin

Tirana do të luajë ditën e nesërme takimin e kthimit në Kupën e Shqipërisë përballë Kukësit. Takimi i parë në Tiranë përfundoi me rezultatin 1-1, rezultat që favorizon Kukësin për shkak të golit në fushë kundërshtare.

karabeci

Në Kukës, Tirana nuk ka më gjë për të humbur, dhe do ti luajë të gjitha letrat për të arritur kualifikimin ndaj kampionëve aktualë të vendit.

karabeci

Kapiteni i bardhebluve, Erando Karbeci, konfirmon në një intervistë për “Supersport” që Tirana do të bëjë maksimumin ndaj Kukësit dhe se shkon atje për të sulmuar.

 “Shkojmë në Kukës për të fituar, për të bërë lojën tonë. Ndeshjet nuk i ngjajnë njëra–tjetrës por jemi të përgatitur për të sulmuar. E dimë që do të jetë e vështirë por asgjë nuk është e pamundur”.

Karabeci nuk kërkon të gjejë justifimikimin te mungesat apo te fusha në rast të një dështimi të mundshëm. Sipas tij, Tirana shkon në Kukës vetëm për të kërkuar kualifikimin.

“Ne kemi mungesa ashtu si edhe Kukësi. Fusha është e njëjtë për të dyja skuadrat. Nuk duhet të justifikohemi por të shkojmë në Kukës për të luajtur lojën tonë dhe kërkuar kualifikimin”.

Ndërsa, i pyetur për rastet e kontestuara në takimin e parë, Karabeci refuzon të bëjë komente.

“Sigurisht kur je në fushë dhe sheh të të bëhet një padrejtësi të vjen natyrshëm reagimi. Por, ne nuk duhet të meremi me gjykimin. Të shpresojmë të jetë i drejtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"