Karabeci: Na hodhën gjyqtarët. U tallën me djersën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2017 | 23:24

Karabeci: Na hodhën gjyqtarët. U tallën me djersën tonë

Kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, e ka qujtur Kupën e fituar sot si më të trishtuarën në historinë e futbollit shqiptar meqë vinte pas rënies nga kategoria. Por në “Gol pas Goli” ai nuk ngurroi t’ia vinte fajin për gjithçka gjyqtarëve, të cilët sipas tij kishin qenë protagonistët kryesrë që sollën këtë rënie.

karabeci

Për dëshpërimin gjatë ceremonisë

“Nuk ka nevojë për shumë koment se kjo është bërë e ditur se është trofeu më i trishtueshëm që mund të ketë marrë Tirana në historinë e saj. Kam shumë k për të thënë por nuk dua të flas se mund të flas ndonjë gjë që nuk duhet.

Jam i sigurt që nuk jemi 100% ne fajtorë për këtë situatë, janë bërë disa gjëra të padrejta ndaj nesh. Nuk e di se me çfarë mundimi disa njerëz tallin djersën tonë e fanellën që është më e madhja në historinë e Shqipërisë.

Nuk dua të justifikohem se kemi shumë faje edhe ne, por jam i sigurt se të gjithë e dinë që ekipi ynë nuk e meritonte të binte nga kategoria”.

Kë sheh si shkaktarë kryesorë

“Gjyqtarët, ata janë shkaku kryesor për ne që arritëm deri këtu. Janë tallur me ne, me familje tona, me një popull të madh bardheblu dhe investimin e presidentit”.

Për përgjegjësitë që mban skuadra

“Pa kaluar te gjyqtaret e thashë qe kemi fajet tona, nuk diskutohet ajo pjese. Nuk kemi qenë me fat se pas një fillimi të mirë na ndodhën disa incidente, na u vranë lojtarë të rëndësishëm, nuk mudnëm të afronim lojtarë në janar për arsye që i dini.

Edhe ne ndoshta kemi gabuar në disa momente në disa ndeshje. Por për mua gjyqtarët janë shkaktari kryesor, jam 100% i sigurt që janë ata shkaktarët”.

Për të ardhmen me Tiranën në Kategorinë e Parë

“Nuk jam i aftë të të kthej përgjigje për të ardhmen, por të kalojnë këto ditë dhe në vazhdim do flasim më presidentin. Jo vetëm unë por edhe disa lojtarë të tjerë më të rëndësishëm të ekipit që të shohim çfarë do të bëhet në vazhdimësi. Nuk jap dot përgjigje se akoma nuk kam vendosur se çfarë do të bëj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"