Kapllanaj: Na kanë arrestuar tifozët për stolat e ndeshjes Tirana-Kukësi. Policia të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 12:06

Kapllanaj: Na kanë arrestuar tifozët për stolat e ndeshjes Tirana-Kukësi. Policia të…

Besnik Kapllanaj u del në mbrojtje tifozëve ballshiotë, të cilët u arrestuan për dëme të shkaktuara në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Partizani-Bylis. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, presidenti mohon se tifozët e Bylisit të kenë shkaktuar dëme dhe trazira në stadium, përveç hedhjes së disa bidonëve. Ja çfarë thotë ai për këtë situatë: 

besnik kapllanajj

“Dje (pardje) nëpërmjet mediave apo dhe njerëzve tanë të afërt, kam mësuar se janë arrestuar dy tifozë. Jam interesuar edhe pas ndeshjes, por na thanë se ka qenë shoqërim i zakonshëm siç edhe ndodh. Por shoh që ata tashmë etiketohen si dhunues dhe kjo më bën habi, sepse ne si klub morëm masat për akomodimin e tyre nisur edhe nga ajo që kishte ndodhur një ditë më parë në Kukësi-Tirana. Kanë qenë afërsisht 600 tifozë dhe nuk ka pasur vetëm në tribunat pas portës, por edhe në atë qendrore si dhe në ballore”.

“Realisht jam shumë i shqetësuar sepse unë e di sakrificën që bëjnë tifozët tanë për ne. Imagjinoni, janë nisur nga Ballshi, apo dhe studentë dhe nga Durrësi sepse dihet që Bylisi është prej vitesh i vetmi argëtim për krahinën e Mallakastrës, për shkak të ecurisë së mirë të ekipit apo edhe faktit që luanim ndaj Partizanit. Por mësoj se dy tifozë mallakastriotë kanë mbetur të arrestuar, sepse kanë thyer stola. Në të njëjtin vend ka pasur ulëse të thyera që nga ndeshja e një dite më parë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Po të shohësh kamerat, duke qenë se është një stadium i ri dhe policia ashtu procedon, dy tifozët tanë kanë qëlluar me shishe, por ama kurrë të kenë hedhur stola apo të kenë shkatërruar apo siç thuhet që kanë prishur veprimtari sportive. Këto gjykoj që janë të tepërta, sepse ne duam të mbushim stadiumet. Prandaj Policia e Shtetit duhet që t’i bëjë mirë verifikimet, pasi tifozët e skuadrës sime nuk kanë thyer asnjë stol. Janë pajisur me bileta dhe kanë hyrë e kanë dalë sipas normave e rregullave nga stadiumi”, përfundoi numri një i klubit të Bylisit.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"