Kapitullim pa kushte, Shqipëria në 8 vendet që ka mbetur pa skuadra në Europë (LISTA E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2022 | 22:49

Kapitullim pa kushte, Shqipëria në 8 vendet që ka mbetur pa skuadra në Europë (LISTA E PLOTË)

Eliminimi i të gjitha klubeve shqiptare në turin e dytë të Ligës së Konferencës nuk është rastësi. Nuk ndodhi as për ndonjë padrejtësi ndaj ndonjërës prej ekipeve tona.

0ED99B34-72FA-417F-8482-EB4BA77D2233

Ndodhi sepse niveli i futbollit shqiptar, është ky sot. Është pasqyra e një kampionati të varfër, e një kampionati që i luan shumicën e ndeshjeve pa tifozë dhe i klubeve që ndryshojnë trajnerët dhe lojtarët pa hesap, pa plan dhe pa asnjë keqardhje për dëmin që i shkaktojnë vetes. Ky kapitullim pa kushte, e rendit Shqipërinë në 8 vendet që kanë mbetur pas skuadra në arenën Europiane.

Gjeorgjia, Uellsi, Gjibraltari, Andorra, Mali i Zi, San Marino dhe Rusia, janë 7 shtetet e tjera që në vazhdim nuk përfaqësohen nga asnjë skuadër i shtetit të tyre në arenën Europiane. Për të më tepër shikoni listën e plotë të 55 shteteve Europiane dhe përfaqësisë së tyre përkatëse.

28

29

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"