Kapiteni Zguro kërkon ndjesë për të kuqin ndaj Tiranës: Arbitri është ai që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 16:45

Kapiteni Zguro kërkon ndjesë për të kuqin ndaj Tiranës: Arbitri është ai që…

Skënderbeu e vuan shumë humbjen e parë në kampionat, më tepër për mënyrën se si erdhi. Në kushtet kur korçarët bënë çdo gjë mjaft mirë për sa kohë ishin në pozita të barabarta në fushë, gjithçka bie si përgjegjësi e kapitenit Vangjel Zguro që u ndëshkua me karton të kuq.

Zguro Xhixha

Zguro ka kërkuar ndjesë për kartonin përmes një postimi në “Facebook”, ku shpjegon gjithçka që ka ndodhur në atë takim me Tiranën.

“Dua t’i kërkoj falje në radhë të parë çunave të ekipit, tifozëve, stafit dhe presidentit, edhe pse mendoj se nuk isha për të dalë nga loja me kartonin e dytë të verdhë, pasi ishte ndërhyrja ime e parë dhe normale. Arbitri është ai që vendos dhe e mendoi të ma nxirrte kartonin.

Gjithsesi, janë gjëra që ndodhin në futboll. Është vetëm java e parë dhe ne jemi ekip që kemi cilësi dhe këtë gjë do e tregojmë në fushën e lojës në ndeshjet në vazhdim. Vazhdojmë me kokën lart, kampionati sapo ka filluar. Forca Skënderbeu!”, shkruan kapiteni i Skënderbeut në profilin e tij në “Facebook”.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"