Kapiteni Sefa: Lushnja e frikshme, 4 golat janë një mesazh i qartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2019 | 21:10

Kapiteni Sefa: Lushnja e frikshme, 4 golat janë një mesazh i qartë

Fitorja 4-1 me Shënkollin e ka vendosur Lushnjën në krye të Grupit A në startin e kampionatit. Megjithatë, duhet pranuar se skuadra verdhejeshile vuajti jo pak në fillim të ndeshjes, siç tha dhe trajneri Ilir Gjyla.

lushnja

Kapiteni Fatjon Sefa, në një prononcim për “Panorama Sport”, vlerëson fitoren dhe njëkohësisht bën thirrje për të mos kaluar në eufori. Sulmuesi me shiritin në krah që shënoi golin e katërt në stadiumin “Roza Haxhiu” thekson se e rëndësishme është vazhdimësia e Lushnjës në rezultate.

“Të them të drejtën, jam i kënaqur nga fitorja dhe nga shpirti i garës. Jam i kënaqur nga mënyra si rrodhi ndeshja, por prapë e them se duhet të rrimë me këmbë në tokë. Pamë që Shënkolli na rrezikoi në 2- 3 aksione dhe mund të na ndëshkonte, ndoshta si pasojë e një neglizhence nga ana jonë në minutat e para. Në grupin tonë të gjitha ekipet janë njësoj, nuk ka ekipe pa emër apo ekip i vendit të fundit, kështu që nuk mund të ketë më neglizhencë. Sapo ka filluar kampionati dhe duhet vlerësim në çdo moment, për çdo kundërshtar”, është shprehur së pari kapiteni i lushnjarëve, Fatjon Sefa.

DERBI – Në fundjavë Lushnja do të luajë derbin me Apoloninë. Dy skuadrat myzeqare shihen si pretendentet kryesore të Grupit B për Superioren dhe kjo ndeshje ka më shumë rëndësi.

“Shënuam 4 gola që në ndeshjen e parë dhe ishte shumë bukur. Me rikthimin e tifozëve që nga java në vazhdim, besoj se do të paraqitemi edhe më mirë. Kemi përpara derbin me Apoloninë, që zëre se luhet në shtëpinë tonë. Ndeshja me Shënkollin u fitua dhe mbaroi, tani duhet të jemi të gjithë të përqendruar tek Apolonia. Ajo fitore e thellë që në start ishte tamam një mesazh i mirë dhe shumë pozitiv para derbit. Shkojmë në Fier me kokën lart. Jemi Lushnja dhe që të gjithë na kanë frikë. E kam thënë dhe do ta theksoj gjithmonë këtë”, deklaroi më tej Sefa. Që në 90 minutat e para të kampionatit, dyshja CankaSefa tregoi se është një pikë e fortë e Lushnjës. Të dy sulmuesit gjetën rrugën e rrjetës, ku Canka shënoi golin e avantazhit, ndërsa Sefa golin e katërt dhe të fundit.

ALBAN ALUSHI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"