Kapiteni Rama u bën thirrje tifozëve për mbështjetje: Ja kush është idhulli im…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2018 | 11:18

Kapiteni Rama u bën thirrje tifozëve për mbështjetje: Ja kush është idhulli im…

Kapiteni i Kombëtares U-19, Rezart Rama, doli sot në një konferencë për shtyp para gazetarëve ku foli për miqësoren e nesërme ndaj Kazakistanit, që do të luhet në “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Mbrojtësi shqiptar shpreh besim te grupi aktual, si dhe iu bën thirrje tifozëve që të jenë të shumtë në stadiumin e Lushnjës për t’i mbështetiru.

Bogu

Rama ka treguar se idhulli i tij është ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana. 16-vjeçari është pjesë e të rinjve të Olimpiakosit në kampionatin grek.

rama-1

Është kënaqësi që jam lider, por kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi ne duhet të japim maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje. Idhulli im është ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana.

Këtë vit kemi një grup më të mirë se vitin e kaluar, sepse jemi një grup me eksperiencë dhe kjo na bën që të japim më të mirën. Tifozët? Dua të jenë të gjithë në stadium, pasi janë një mbështetje e madhe për ne, por duhet të fitojmë edhe për vete, për të qenë më mirë.

Të gjithë synojmë të japim më të mirën në fushë dhe mundohemi ta bëjmë këtë në çdo ndeshje. Duam që një ditë të arrijmë më lart, si me ekipet tona, po ashtu edhe tek ekipet Kombëtare, si rasti i Armando Radës, i cili kaloi te Kombëtarja U-21, u shpreh Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"