Kapiteni Pashja u druhet aleancave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2013 | 13:00

Kapiteni Pashja u druhet aleancave

PashjaTri javë pa humbje kanë shtuar entuziazmin në Peqin dhe tashmë më shumë se kurrë bardhekaltrit shpresojnë se mund ta realizojnë qëllimin e tyre për të qëndruar në elitën e futbollit. Mirëpo, te Shkumbini shpresojnë që deri në fund të kampionatit të luhet ndershmërisht nga të gjitha skuadrat. Kapiteni Lorenc Pashja, në një bisedë për gazetën shprehet se u druhet aleancave që mund të bëjnë skuadrat në favor të njëra-tjetrës. “Kam shumë sezone që luaj në Superiore me Shkumbinin dhe t’ju them të drejtën, këtë herë po e ndjejmë shumë rrezikun e rënies nga kategoria. Gjithsesi, ne nuk dorëzohemi dhe do luftojmë deri në fund për të realizuar objektivin tonë, që është qëndrimi në elitën e futbollit shqiptar. Ndeshjet e fundit do të jenë shumë përcaktuese për të ardhmen e të gjitha skuadrave, të cilat kanë ende objektiva për të realizuar. Ndërsa problem mbeten ato skuadra, të cilat kanë dalë nga objektivat dhe në një mënyrë apo në tjetrën, nga mosimpenjimi i duhur në përballjet e mbetura, mund të ndikojnë te synimet e ekipeve të tjera. Pikërisht është kjo gjëja që i druhemi më shumë deri në fund”, – ka thënë kapiteni bardhekaltër.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"