Kapiteni në “luftë” me veten, ja si pritet të luajë Kukësi ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 9:54

Kapiteni në “luftë” me veten, ja si pritet të luajë Kukësi ndaj Flamurtarit

Kukësi është gati për Flamurtarin. Me një seancë 90-minutëshe në Pezë-Helmes, skuadra u ka dhënë fund përgatitjeve. Veç detyrave teknikotaktike, nuk kanë munguar as këshillat. Armando Cungu pret reagimin e duhur nga futbollistët e tij, sidomos në aspektin sulmues, ndërsa prej mbrojtjes pret kujdes.

Shameti

Ai nuk do që të përsëritet gabimi i javës së dytë, kur u ndëshkuan prej ish-it Alla. Sakaq, me problemet që kanë hasur Maliqi, Shameti dhe Dzaria, Armando Cungu është vënë jo pak në siklet. Në seancën e djeshme ai ka provuar disa skema dhe disa futbollistë. Kapiteni edhe ka hyrë pjesërisht me grupin, por pret ende përgjigjen e mjekëve, të cilët do të lexojnë rezonancën. Dëshira e gjirokastritit është të luajë, megjithatë vendimi u mbetet specialistëve.

kuk

Dzaria me shumë gjasa humbet takimin, ndërsa mbrojtësi i djathtë Edis Maliqi është rikuperuar në kohë. Në kushte të tilla pritet që në fushë të zbresë ky formacion: Stivi Frashëri në portë, Maliqi në krahun e djathtë të mbrojtjes, Shameti e Cuculi në qendër, ndërsa në të majtë luan Zguro. Nëse kapiteni merr përgjigje negative, vendin e tij e zë Harallamb Qaqi. Në mesfushë pritet të ketë ndryshime, ku Ethemi rikthehet në krahun e djathtë në vend të Çyrbjes të dënuar, Limaj pritet të luajë titullar në qendër të mesfushës përkrah Shkodrës, duke qenë se pikërisht Dzaria nuk ia del, ndërsa Melo në të majtë. Sulmi do përbëhet Shafik-Rexhinaldo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"