Kapiteni ndërroi jetë papritur, Fiorentina i rinovon kontratën përjetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2018 | 22:02

Kapiteni ndërroi jetë papritur, Fiorentina i rinovon kontratën përjetë…

Këtë ditë pritej që të rinovonte kontratën dhe për këtë duhej të paraqitej në zyrat e Fiorentinës për të hedhur firmën në kontratën e re.

 astori5

Por, Davide Astori ndërroi jetë krejt papritur këtë të dielë duke tronditur botën e futbollit, jo vetëm në Itali, por në mbarë botën.

E në gjithë këtë dhimbje, familja e kapitenit të Fiorentinës është ajo që vuan më shumë. Për t’ja lehtësuar disi dhimbjen, mediat sportive në Itali shkruajnë se klubi “Vjolë” ka vendosur që t’i ofrojë rinovimin dhe në mungesë të lojtarit të ndjerë, do të jenë familjarët ata që do të firmosin.

Bëhet fjalë për një kontratë sa simbolike, aq edhe formë ndihme dhe ngushëllimi për familjen e Davide Astorit, në llogaritë e së cilës do të derdhet “rroga” vjetore e lojtarit të ndjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"